Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova ka bërë punë të madhe për t’ia mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në vendet e BE-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas votimit të komitetit LIBE pro liberalizimit të vizave për shtetasit tanë, ai ka thënë së Kosova ka bërë punë të madhe për t’ia mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në vendet e BE-së sidomos në sundimin e ligjit. “Pas plotësimit të të gjitha kushteve për liberalizim, hapi i dytë drejt heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës u mbyll me sukses. Parlamenti Evropian, respektivisht Komiteti LIBE për të Drejta Civile, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme, aprovoi sot mandatin për hapjen e negociatave me Komisionin Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Mirënjohës për angazhimin e madh dhe të vazhdueshëm të eurodeputetes dhe raportueses për liberalizim të vizave në Parlamentin Europian, Tanjo Fajon, dhe të gjithë europdeputetëve tjerë që votuan pro lëvizjës së lirë për kosovarët”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …