Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: ​Seanca për demarkacionin mbahet të martën

Haradinaj: Gjykata Speciale është ngarkesë për Kosovën dhe e dëmton imazhin e vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të parë ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Shefi i qeverisë ka thënë se kjo gjykatë do të ishte ngarkesë për Kosovën dhe do ta dëmtonte imazhin e vendit. “Kosova ka qenë dhe mbetet vend shembullor për respektimin e ligjit nacional dhe ndërkombëtar, e kemi dëshmuar në kohë të OKB-së, në Hagë, e tash edhe të EULEX-it. Edhe një gjykatë është ngarkesë për Kosovën dhe në planin e jashtëm e dëmton imazhin e vendit”, deklaroi Ramush Haradinaj.

I pyetur se a rrezikohen raportet me ndërkombëtarët, duke parë deklarata e ambsadorëve të huaj, Haradinaj tha se qeveria i zbaton vetëm vendimet e Kuvendit. “Ato procese gjyqësore duhet të zhvillohen në Kosovë e jo në Speciale. Prandaj as nuk e kemi votuar këtë gjykatë. Tani dallim i vetëm është se jam kryetar qeverie dhe pikëpamjet politike nuk ndryshojnë. Obligimet e qeverisë i marrim nga Parlamenti. Nëse ai vendos ndryshe ne i zbatojmë, repsektojmë vendimin e të zgjedhurve të popullit. Vendimet e parlamentit janë urdhër për neve”, deklaroi shefi i qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …