Haradinaj: Kosova do ta këtë Qeverinë e saj shumë shpejt

Haradinaj: Kosova do ta këtë Qeverinë e saj shumë shpejt

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës do të formohet së shpejti dhe se nuk ka krizë politike në vend. Përmes rrjetit social, Haradinaj i ka quajtur  mashtrim utopik ordiner zërat se në Kosovë mund të ketë krizë politike për formimin e qeverisë pas rezultateve të dala nga zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor. Duke iu përgjigjur kundërkandidatit të tij Albin Kurti se qytetarët kanë shprehur vullnetin që Qeveria të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haradinaj është shprehur se ‘ Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë’. “Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë. Por ky është një mashtrim utopik ordiner!  Standardet dhe normat zgjedhore, që i kemi në këtë Shtet, kanë prodhuar një rezultat që na hapë rrugën e krijimit të institucioneve të reja dhe kjo gjë do të ndodhë.  Përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosove “futuriste”!  Ne do t’i mveshemi punës dhe do ta kthejmë mbar këtë vend, sepse problemet janë të mëdha dhe janë konkrete.  Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt.  Është derdhur gjak e djersë për ta krijuar këtë Kosovë, kësht u siç e kemi, dhe askush nuk do ta ketë mundësinë e as fuqinë që ta rrezikojë ecjen përpara të vendit.  Kosova do të bëhët dhe do ta ketë Qeverinë e saj, shpejt!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …