Haradinaj, Krasniqi e Abdixhiku ftojnë votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ju kanë bërë thirrje qytetarëve me të drejt vote që të marrin pjesë në zgjedhje. “Të gjithë shfrytëzoni të drejtën për të votuar, edhe unë votova. Qeverisja komunale është mjaftë e rëndësishme për jetën e juaj, për jetën e qytetarëve në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten tuaj” ka porositur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës. “Shpresoj që të gjithë qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kandidatë më të mirë. Zgjedhjet janë për qytetarët jo për politikanët, dhe pjesëmarrja sa më e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratikë” ka deklaruar mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ndërkohë, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje për të ushtruar të drejtën themelore të demokracisë, atë për votim. “Sot është festë sepse vendimmarrja u kthehet qytetarëve tanë. S’ka gjë më të mirë e më të bukur sesa kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre. Uroj që kjo ditë të kalojë sa më mirë… dhe të përfundojë si e tillë, dhe në veçanti të uroj 41 mijë votuesit, që për herë të parë sot ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në një shoqëri të mbarë e të mirë”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …