Ramush Haradinaj: Mbështetja e mocionit i propozuar nga AAK është rruga e vetme për dalje nga kjo situatë

Haradinaj: Kurtin e kam përkrahur kur kundërshtonte taksën për Rrugën e Kombit, por tani qytetarëve po ua merr nga 5 euro

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti duke shkruar se vendi nuk qeveriset me llafe t’bukura, por me vepra t’mira.  “Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty! Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, t’ ua marrësh  edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera. Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh! Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!”, ka shkruar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …