leoni

Haradinaj: Musliu ishte një atdhetar, intelektual, luftëtarë, një njeri që jeta e tij ka veç një kuptim e drejtat e popullit të vet

Haradinaj: Musliu ishte atdhetar, intelektual, luftëtar, jeta e tij kishte veç një kuptim, të drejtat e popullit të vet

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, kanë bërë homazhe tek arkivoli i veprimtarit Jonuz Musliu.  Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, bashkëluftëtarët, dhe të gjithë qytetarët. “Familjes Musliu, bashkëluftëtarëve të Jonuzit, qytetarëve të Luginës së Preshevës, qytetarëve të kësaj treve Anamoravës, kryetari të Gjilanit z.Lutfi Hazirit dhe gjithë bashkëkombësve tonë ku do që janë ju shprehim ngushëllime për vdekjen e hershme të Jonuz Mulsiut”. Haradinaj tha se për Musliun jeta kishte veç një kuptim e drejta e popullit shqiptar. Ai madje tregoi se edhe çka ka shkruar në librin e zisë. “Një atdhetar, intelektual, luftëtarë, një njeri që jeta e tij ka veç një kuptim e drejtat e popullit të vet. Në librin e zisë e shkrova vetëm një fjalë ‘Jonuz si ti si populli ynë, luftë vuajtje, por me nder’”, tha Haradinaj, pas homazheve para arkivolit të Jonuz Musliut.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …