Daut Haradinaj nderon dëshmorët Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj

Daut Haradinaj nderon dëshmorët Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj

Deputeti nga AAK Daut Haradinaj sot ka vënë kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve të kombit nga treva e Drenasit Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj. Haradinaj në këto homazhe ishte i shoqëruar nga Isa Xhemajlaj kandidat i Nismës nga Drenasi për deputet të Kuvendit të Kosovës. AAK dhe Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit garojnë së bashku me PDK-në. “Sot nderuam ikonat e luftës për Liri, Rasim Kiqinen dhe Ragip Halilajn. E ndjej vetën me fat që pata rastin ti njoh këta dy kolos të Drenicës që me pushkën e tyre nderuan Dukagjinin dhe mbarë Kosovën. Burra si këta rrallë lind kjo tokë”, ka shkruar Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …