Haradinaj, gjatë fjalës së tij në foltore, ka akuzuar Kurtin për mashtrim dhe për mënyrën e menaxhimit të pushtetit, duke e ngritur tonin e debatit politik në Kuvend. “Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Mashtrimi nuk është fyerje. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore. E para kolega që foli para meje është qe sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen në energji, për faturat, nuk mundeni mi ik kësaj përgjegjësie. Oligarkët tu po shesin e po blejnë energji. E dyta po financohen mediat me thasë. Dëgjoni çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me fy shqitparë”, tha Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
