Haradinaj: Ne do të jemi fitues të zgjedhjeve

Haradinaj: Ne do të jemi fitues të zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, fushatën zgjedhore e ka vlerësuar të qetë. Edhe pse e shkurtër në kohë, ai ka theksuar se partitë kanë shpalosur programet dhe pikëpamjet qeverisëse. “Qytetarët e dinë se çka kanë mundësi të zgjedhin. Jam i bindur që zgjedhjet kanë me qenë të mira, të qeta dhe fer. Me dhënien e rezultatit, ne synojmë që të jemi edhe fitues të zgjedhjeve dhe ashtu parashihet. Pra presim që të fillojmë punë me përgatitjet për formimin e qeverisë edhe për veprimet qeverisëse, që duhet me qenë të shumta në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Haradinaj është se koalicioni PDK-AAK-Nisma është koalicion i vendimmarrjes dhe guximit. “Mendojmë se në koalicionin, në këtë rast që më ka nominuar, përfaqësojmë edhe vendimmarrjen politike, guximin po se po, por edhe vizioni ynë qeverisës është veprues. Pra, një qeveri vepruese në realen tonë, që e kemi në vend, që e avancon gjendjen në rend dhe ligj, që avancon menjëherë gjendjen në ekonomi duke u bazuar në sipërmarrësit tanë, njerëzit tanë, familjarët tanë, mendoj në familjet e Kosovës, në fermerët. Pra, menjëherë me këta do të veprojmë dhe besoj që kjo është një shpresë për qytetarët e vendit”, ka theksuar lideri i AAK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …