Ramush Haradinaj

Haradinaj: Qeveria është angazhuar që të krijohen kushte sa më të mira për testin PISA

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkruar se Qeveria që ai drejton, që nga fillimi i mandatit të saj është angazhuar për krijimin e kushteve sa më të mira për fazën përgatitore për testin PISA. Për këtë qëllim, janë mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse. “Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira. Suksese fëmijë të dashur”, ka shkruar në mes tjerash, kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …