Ramush Haradinaj

Haradinaj: Raporti i Progresit konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin dhe korrupsionin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke komentuar “Raportin e Progresit” deklaroi se ku raport konfirmoi shqetësimet tona për defektet serioze qeverisëse. Ky raport konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese. Qeveria e Kosovës ka stagnime serioze, pikërisht në fushat ku krerët e Qeverisë pretendojnë se ka sukses. Politikat e zhvillimit ekonomik e posaçërisht të punësimit kanë dështuar. Arsimi është në gjendje të rëndë, kurse sundimi i ligjit është vetëm në letër. Qeveria është pa fokus qeverisës, me vendime ad-hoc, me kosto të lartë dhe tërësisht pa llogaridhënie. E paaftë që të realizojë edhe objektivat që i ka caktuar vetes, kjo Qeveri në këtë raport lavdërohet vetëm për votimin e Dhomave të Posaçme, dialogun dhe iniciativave që mbesin pa u zhvilluar. Mund të thuhet se kjo Qeveri nuk ka karakter integrues, përkundrazi ajo edhe këtë vit dëshmoi se është pengesë në rrugën evropiane të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …