Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e Astrit Deharit

Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e Astrit Deharit

Mijëra qytetarë liridashës të Kumanovës  marshuan në shenjë solidarizimi për vdekjen e  e Astrit Deharit, familja e të cilit është nga fshati Sllupçan i Kumanovës. Marshi filloi para Gjimnazit “Sami Frashëri” ndërkaq përfundoi në sheshin e qytetit të Kumanovës. Pas përfundimit të këtij organizimi, gazetari Xhenis Sulejmani tha se, me anë të këtij marshi, shprehin ngushëllime dhe solidarizim me familjen Dehari. “Jeta nuk matet me vitet që i numëruam në këtë jetë, por me veprat që krijuam për tua bërë jetën më të mirë të tjerëve. Trimat zakonisht numërojnë pak vite, por numërojnë shumë vepra. Vepra që lënë gjurmë në këtë botë sa për të kujtuar trimin, aq edhe për ti ndjekur ne që frymojmë’ , u shpreh ai. “Kumanova sot qan për ty Astrit, sepse siç thoshe Hasan Prishtina ‘Mëmëdheu qan për trima, e jo për qyqarë e tradhtarë’”, tha iniciuesi i këtij marshi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …