Haradinaj: Reagimi i institucioneve ndaj përmbytjeve, urgjencë kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se situata e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, paraqet urgjencë kombëtare.

Përmes një postimi të tij në “Facebook”, Haradinaj ka theksuar se institucionet relevante, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, duhet të shumëfishojnë përpjekjet dhe veprimet për të përballuar gjendjen e rënduar në terren.

Ai ka bërë me dije se ka kontaktuar me kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së, për t’u informuar rreth masave që po ndërmerren nga pushteti lokal.

“Sipas informatave që kam marrë, situata është tejet shqetësuese dhe në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve. Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të reagojnë me urgjencë dhe koordinim të plotë për të përballuar këtë gjendje”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të vendit, duke rrezikuar banorët dhe pronat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …