Haradinaj: Shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri

Haradinaj: Shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri

Fëmijët e Prizrenit janë me fat që e kanë një shkollë si Loyola dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite pune që i ka bërë të premten gjimnazit “Loyola”, në të cilin është prezantuar projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”, projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren. Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka thënë se projekti i një të tillë është një ngjarje e re, është koncept real i jetës, i tregut dhe se ka besim në gjimnazin “Loyola” për angazhimin e saj në arsim për të rinjtë kosovarë. “Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë, është shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri, për arsimimin e të rinjve tanë. Çdo përpjekje që e ofron këtë, do të marrë mbështetjen institucionale”, ka shtuar Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojnë këtij institucioni arsimor. “Qëllimi është që të aftësohen të rinjtë tanë për tregun e punës, që të avancojnë si në shtete tjera të zhvilluara, si Gjermani, Austri apo diku tjetër”, ka thënë Haradinaj. Në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ambasadori austriak, Gernot Pfandler, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe të odave ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …