Haradinaj- Stublla: Ka sinjale pozitive për liberalizimin e vizave

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla deklaruar se ka sinjale pozitive për liberalizimin e vizave. Pas takimeve me zyrtarë të lartë gjermanë ajo ka theksuar se është optimiste se procesi i liberalizimit të vizave do të përmbyllet nën mandatin e Gjermanisë si kryesese e Presidencës së Këshillit Evropian. Lidershipi i Gjermanisë si aleatja më e madhe e Kosovës në Evropë, veçanërisht tani kur kryeson Presidencën e Këshillit Evropian, është qenësor në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Fitova bindjen se ka sinjale pozitive në drejtim të një epilogu të suksesshëm të këtij procesi, ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla pas takimeve me zyrtar të lart të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …