Haradinaj-Stublla: Miqësia midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shembull i fqinjësisë së mirë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se miqësia midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shembull i fqinjësisë së mirë. Ajo ka theksuar se të dy shtetet janë vendosura për avancimin e përbashkët drejt së ardhmes euroatlantike të rajonit. “Në pritjen zyrtare të sotme për kryeministrin Hoti nga kryeministri Zaev, u rikonfirmua marrëdhënia e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe gatishmëria për të thelluar e fuqizuar atë përmes bashkëpunimit në interesat tona shtetërore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

33 të arrestuar pas protestës në Tiranë, 271 arrestime gjatë shtatë ditëve të tubimeve

Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona dhe ka proceduar penalisht 41 të tjerë pas …