Haradinaj takon ambasadorin e Francës në Kosovë

Haradinaj takon ambasadorin e Francës në Kosovë

I nominiari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedoi për procesin zgjedhor, si dhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të këtij procesi. Ai në facebook ka shkruar se kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushat e ndryshme, posaçërisht ndihmën e shtetit francez në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe rolin dhe kontributin në vazhdimësi në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …