Haradinaj takon kryetarin e Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Crewther

Haradinaj takon kryetarin e Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Crewther

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me kryetarin e Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Crewther, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy shteteve. Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar mes tyre. “Qeveria e Kosovës është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit me Australinë, në shkëmbimin e përvojave të mira dhe në avancimin e këtyre raporteve në fushën e zhvillimit ekonomik. Kosova ka shumë për të ofruar si një partner serioz”, ka thënë kryeministri.  Haradinaj po ashtu ka folur edhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave duke vlerësuar kështu se Kosova është në rrugën e duhur për të u integruar në Bashkimin Evropian, thuhet tutje në komunikatë. Ndërkaq, kryetari i Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris CreWther, vlerësoi të arriturat e Kosovës në një dekadë shtetësi dhe e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave, në të njëjtën kohë shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për t’i ofruar ndihmë Kosovës në fusha konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …