Ramush Haradinaj

Haradinaj: Taksa është vendosur për t’u mbrojtur nga politika agresive e Serbisë, ajo hiqet veç më njohje të Kosovës

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar zëvendës-asistentin e Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perendimor ambasadorin Mathew Palmer, nga Departamenti i Shtetit, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Haradinaj ka shkruar se Kosova ka treguar maturi në funksionim të demokracisë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe me transfer demokratik të pushtetit. “Vendimet sovrane të Kosovës siç është tarifa 100% ndaj Serbisë është vendosur për t’u mbrojtur nga politika agresive e shtetit fqinj dhe ajo duhet të hiqet me njohjen e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se Kosova në perspektivën Euro-Atlantike është kandidatja e radhës që të anëtarsohet në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …