Haradinaj: Të gjithë ata që thonë se ne kemi falë Çakorr e Kullë janë rrenca dhe kanë venë pyka në historinë e kombit

Haradinaj: Të gjithë ata që thonë se ne kemi falë Çakorr e Kullë janë rrenca dhe kanë venë pyka në historinë e kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova” në Rugovë. Ai duke vlerësuar trimërinë e rugovasve foli edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se janë gënjeshtarë të gjithë ata që thonë se Kosova i ka falë tokë Malit të Zi. “Të gjithë ata që thonë se ne kemi falë Çakorr e Kullë janë rrenca, janë po të njëjtin që kanë shti pyka në historinë e kombit shqiptar. Nuk është ashtu. “Kuvendi me një të çuar dore ka votuar tre dokumente; është një marrëveshje e mëhershme që ka hyrë borxh Kosova për kufirin, pastaj është një deklaratë e dy presidentëve për ta korrigjuar atë marrëveshje i treti dokument është raporti i Komisionit të Kosovës që e gjen gabim atë marrëveshje”, ka theksuar nder të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …