leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj thotë se çështja e marrëveshjes me Serbinë është e hapur dhe se ajo duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, thotë se çështja e marrëveshjes me Serbinë është e hapur dhe se ajo duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues që ka Kosova. “Proceset e shtetndërtimit nuk janë të lehta, nëse kthehemi në 1912 e kuptojmë që nuk është i lehtë themelimi dhe te Amerika e shohim që nuk e kanë pasur të lehtë themelimin e shtetit. Ajo që ka mbetur e hapur është marrëveshja me Serbinë por që duhet të ndodh në kufijtë ekzistues të Kosovës. Ne nuk hapim kufij, ne qëndrojmë në hapat e Kosovës së 17 shkurtit”, ka thënë Haradinaj. Ai këto deklarata i bëri në homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. “Le të harron gjithkush që kemi me dhanë troje e kufij, ne nuk e kemi harru marrëveshjen e Demarkacionit, por e kemi ra dakord me me korrigju atë marrëveshje. Kufiri është në Çakorr dhe kullë, ne me Serbinë duhet me u njoft me kufijt ekzistues”, tha Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …