Miku i Kosovës, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i cili po qëndron në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot ka vizituar Brigadën e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi Tahir Ahmeti njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë. “Ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, mikun e madh të shiptarëve. Bashkë me Komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, kryetarin e sindikatës së pavarur të Zjarrfikësve Shpëtues, Muharrem Beka dhe me zjarrfikësit e kësaj brigade, bashkëbiseduam me ambasadorin Walker për të arriturat, problemet dhe sfidat e këtijë shërbimi të sigurisë në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit dhe përkrahjes së ambasadorit për këtë shërbim”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …