Ramush Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re

Haradinaj: Toni, Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri ranë në shërbim të atdheut dhe kombit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi sot dëshmorët Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi të cilët ranë heroikisht më 6 nëntor 1998, gjatë betejës me forcat okupatore serbe në Opterushë të Rahovecit. Haradinaj tha se përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre që ranë në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë. “Që në fillet e luftës çlirimtare, Xhelal Hajda, epror ushtarak me përvojë, dhe Selajdin Mullabazi luftëtar i lindur, iu bashkuan rreshtit të luftës sonë për liri dhe ia shtuan forcën goditëse si dy nga luftëtarët më të zot shqiptarë të të gjitha kohërave. Përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri që ranë 21-vjet më parë, në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë dhe të drejtën tonë me jetën e tyre. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …