Haradinaj: Trupi i heroit të kombit, Ilir Konushevci nga nëntori do të prehen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Haradinaj: Trupi i heroit Ilir Konushevci nga nëntori do të prehen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim Halit Konushevcin, babain e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci. Haradinaj tha se në nëntor të këtij viti që përkon me festën e flamurit do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në pajtim dhe me vullnetin e familjes. Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …