Ramush Haradinaj

Haradinaj: Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, si aleate e NATO-s, falë frymës atdhetare të Epopesë së UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë. Haradinaj ka marr pjesë në paradën e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, e organizuar për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, dhe  ka vlerësuar se kjo ushtri tashmë është në mbështetje të paqes në rajon e botë. Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, aleate me NATO-n, në mbështetje të paqes në rajon e botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë që kombin, lirinë dhe mirëqenien e tij, e vendosën para vetvetes. Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha: 2962 shtetas shqiptarë në Lindjen e Mesme, 138 kanë kërkuar të largohen nga zona e konfliktit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka raportuar në Komisioni Parlamentar për Evropën dhe …