Limaj

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka përkujtuar “Epopenë e UÇK”-së, në 23-vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka përkujtuar “Epopenë e UÇK”-së, në 23-vjetorin e rënies heroike të Adem Jasharit. Ai ka thënë me këtë rast  se flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili “na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje”. “Më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekaz u ngritën themelet e shtetit tonë. Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë dhe do të jetë në obligimin tonë gjithnjë për të qenë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Ne me pietet kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Flijimi për liri i familjes Jashari është shembulli më unik, i cili na kujton që, ajo që sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës së kësaj familjeje”. “Epopeja e UÇK-së mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar, e cila kulmoi me lirinë e Kosovës. Duke nderuar epopenë dhe familjen Jashari, nderojmë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit tonë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …