Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi të merkurën me banorët e fshatit Bllacë të Therandës, u zotua se gjatë mandatit të tij do të punojë afër me bujkun dhe prodhuesit vendorë për të gjetur zgjidhje për problemet që rëndojnë mbi ta. Ai tha se duhet shfrytëzuar resurset për nevojat e Kosovës, si dhe të ndihmohen punëtorët, bujqit dhe prodhuesit, në mënyrë që ata të jenë zot të vendit. “Zotohem se kemi me ndihmuar bujkun dhe prodhuesin e Kosovës, që vendi të ketë prodhimin dhe konsumin e vet e të mos varet nga importi dhe të tjerët, për prodhimet tona”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …