Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

Haradinaj: Zotohem se do ta ndihmojmë bujkun dhe prodhuesin e Kosovës

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi të merkurën me banorët e fshatit Bllacë të Therandës, u zotua se gjatë mandatit të tij do të punojë afër me bujkun dhe prodhuesit vendorë për të gjetur zgjidhje për problemet që rëndojnë mbi ta. Ai tha se duhet shfrytëzuar resurset për nevojat e Kosovës, si dhe të ndihmohen punëtorët, bujqit dhe prodhuesit, në mënyrë që ata të jenë zot të vendit. “Zotohem se kemi me ndihmuar bujkun dhe prodhuesin e Kosovës, që vendi të ketë prodhimin dhe konsumin e vet e të mos varet nga importi dhe të tjerët, për prodhimet tona”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali Wesley Clark, përfaqësues i Kompanisë “Envidity”: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Vesli Clark: Millosheviçi ishte përgjegjës për spastrimin etnik

Duke folur për luftën e vitit 1999, Clark e vendosi përgjegjësinë kryesore për përshkallëzimin e …