Hargreaves: Britania kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ka theksuar domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në takimin me Abdixhikun, Hargreaves ka nënvizuar nevojën që fushata të zhvillohet pa tensione dhe që pas zgjedhjeve të krijohet një atmosferë bashkëpunimi për të mirën e vendit. Ndërsa me Haradinajn, ambasadori britanik ka diskutuar rëndësinë që Kosova, me institucione funksionale në fillim të vitit të ri, të angazhohet plotësisht në dialogun me BE-në dhe të avancojë drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …