Harry Bajraktari i kërkon Marco Rubios rishqyrtimin e mbështetjes amerikane për Gjykatën Speciale

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke i kërkuar që SHBA të rishqyrtojë mbështetjen për gjykatën speciale në Hagë. Sipas Bajraktarit, kërkesa është bërë pas nismës së Rubios për të kundërshtuar gjykatat ndërkombëtare që, sipas tij, tejkalojnë mandatin e tyre, politizohen dhe cenojnë sovranitetin e shteteve, besimin publik dhe të vërtetën historike. Ai vlerësoi se edhe përvoja e Kosovës me Gjykatën Speciale duhet të jetë pjesë e këtij rishqyrtimi, duke theksuar se drejtësia nuk duhet të jetë selektive, e politizuar apo të përdoret si mekanizëm për rishkrimin e historisë. “Nisma e Sekretarit Rubio duhet të përfshijë edhe përvojën e Kosovës me Gjykatën Speciale. Drejtësia kurrë nuk duhet të jetë selektive, politike apo mekanizëm për ta rishkruar historinë”, ka shkruar Bajraktari. Në fund të reagimit të tij, ai shprehu mbështetje për Shtetet e Bashkuara dhe Kosovën, duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar.”

Kontrolloni gjithashtu

FSK merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight” për bashkëpunimin në aviacionin ushtarak

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, …