Hashim Thaçi: “Liria e Kosovës është monumenti i Adem Demaçit”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Klan Kosova” me gazetarin Adriatik Kelmendi, ka folur me respekt të thellë për ideologun dhe prijësin e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare, heroin Adem Demaçi, në shtatëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Thaçi ka kujtuar sakrificat e Bacës Adem, i cili qëndroi pothuajse 28 vite në burgjet jugosllave si i burgosur politik. Ai tha se liria e Kosovës është monumenti më i madh që i është ndërtuar ndonjëherë Demaçit. “Kalova pranë hapësirës ku më herët ishte vendosur shtatorja e Adem Demaçit. Nuk kishte risi. Nuk u befasova. E kuptoj arsyen e paarsyeshme të mos vendosjes ende. Thashë me vete: Liria e Kosovës është monument i Adem Demaçit. Prandaj, nuk ka bust, lapidar apo shtatore që e zëvendëson lirinë e një populli”, theksoi ish-presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi edhe përpjekja e 53-të për konstituimin e Kuvendit, seanca shtyhet për sonte në ora 22:00

As përpjekja e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur sukses. Kryesuesi …