Dështoi edhe përpjekja e 53-të për konstituimin e Kuvendit, seanca shtyhet për sonte në ora 22:00

As përpjekja e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur sukses. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk i mori votat e nevojshme. Gjatë seancës, përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së tentuan të flisnin nga foltorja e Kuvendit kur u ftuan të propozonin emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë, por Dehari kërkoi ndërprerjen e fjalës së tyre duke insistuar që të jepeshin vetëm propozimet. Komisioni i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori vetëm 56 vota, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme për të vazhduar me procedurat. Tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit do të zhvillohet sonte në ora 22:00. Sot përfundon afati 30-ditor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe nga nesër e deri më 8 gusht, deputetët nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …