Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut

Hashim Thaçi: Nëse Kuvendi e aprovon nismën e deputetëve për Gjykatën Speciale, unë do ta nënshkruaj atë

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Nëse Kuvendi e aprovon atë, unë do ta nënshkruaaj  si president. Në këtë intervistë, Thaçi u bën thirrje deputetëve që me urgjencë ta ratifikojnë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ta evitojnë izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Ndërkaq, në lidhje me dialogun me Serbinë, Thaçi shprehet se është i gatshëm t’i prijë edhe fazës finale deri në njohjen reciproke mes dy vendeve. Në pyetjen se ai i preu në besë aleatët ndërkombëtarë nisma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale? Thaçi ndihem shumë krenar që është kryetar  i një vendi me orientimin dhe vullnetin më pro-amerikan në botë, më pro-evropian në Evropë dhe më pro-NATO, madje edhe prej vet vendeve anëtare të NATO-s. Prandaj, diçka e tillë as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …