Hashim Thaçi: Nuk do të ketë as ndarje, as shkëputje të pjesës veriore dhe as ‘Republikë Serbe’ në Kosovë

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë as ndarje, as shkëputje të pjesës veriore dhe as ‘Republikë Serbe’ në Kosovë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi është i ftuar në tryezën e organizuar nga KDI me temën: “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”. Sipas tij, Kosova synon një marrëveshje të përhershme dhe jo kalimtare që i shtyn gjërat vetëm për disa vite. Marrëveshja mes dy vendeve, siç thotë ai synon njohjen formale reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Thaçi për korrigjimin e kufijve ka thënë se nuk do të ketë as ndarje, as shkëputje të pjesës veriore dhe as ‘Republikë Serbe’ në Kosovë. “Ka zëra që thonë se korrigjimi i kufijve do të thotë konflikt dhe kjo është absurditet. E vërteta është se kjo do t’i japë fund këtij konflikti. Një marrëveshje e tillë do të jetë kontribut për paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit. Marrëveshja e synuar nuk do të ketë pasoja në karakterin shumë etnik të Kosovës.  E di që një marrëveshje është pothuajse e pamundur por duhet të punojmë që kjo të realizohet. Njëri nga rreziqet e këtij procesi është refuzimi për të diskutuar me fakte për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …