leoni

Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Hashim Thaçi: Nuk do të ketë ndarje as shkëmbim të territoreve e as Asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e ambasadorëve ka thënë se Kosova ka raporte të mira fqinjësore me shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë edhe më Serbinë, që do t’i hapte rrugë integrimit në BE, NATO dhe OKB. Thaçi ka thënë se një marrëveshje me Serbinë nuk do të jetë e lehtë, por është rruga e vetme. Thaçi e ka ripërsëritur deklarimet e tij se në këtë marrëveshje nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve e as Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Duke folur për idenë e bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, ka thënë se kjo është një kërkesë e kahmotshme e kësaj pjese. Thaçi gjatë fjalimit në këtë konferencë ka thënë se kërkesa për Luginën e Preshevës do të parashtrohet edhe para bashkësisë ndërkombëtare. “Mbyllja e procesit me Serbinë do t’i hap rrugë të re diplomacisë tonë”, ka thënë Thaçi. I pari i vendit në këtë konferencë, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ka thënë se duhet vazhduar angazhimin.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …