Haxhi Millaku: Nëse Kosova është Republikë e qytetarëve, pse gjykata të themelohet vetëm për një komb?

Haxhi Millaku: Nëse Kosova është Republikë e qytetarëve, pse gjykata të themelohet vetëm për një komb?

Avokati, Haxhi Millaku, duke folur lidhur me Gjykatën Speciale  ka thënë se me vetë formimin e kësaj gjykate është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Çështja e deputetëve që kanë bërë iniciativën dhe do ta shtrojnë sërish çështjen e Gjykatës Speciale nuk është e asaj shkalle se si interpretohet, por kanë kërkuar modalitet, formën dhe përmbajtjen e saj, sepse kemi shumë të panjohura rreth themelimit të saj. Edhe vetë themelimi i asaj gjykate ka qenë i përshpejtuar dhe jo racional. Vetë koha kur është votuar, më 3 gusht 2015, ka qenë koha e pushimeve të Kuvendit. Jam shumë i bindur se votimi i kësaj gjykate ka qenë i ngutur, pa e parë se si do të dukej një gjykatë speciale dhe deri në cilën shkallë erdhi që të ndryshohej edhe Kushtetuta. Unë kam sqarimet se pse u shkel, pse u ndryshua Kushtetuta dhe me rastin e ndryshimit prapë u shkel. Për arsye se nëse Kosova është Republikë e qytetarëve, atëherë pse kjo gjykatë të themelohet vetëm për një nacionalitet”.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …