RKL

Haxhi Muhaxheri: Kasneci i lirisë

Kur nata zbriti në Arbëri

Një mjegull e keqe

Ua zuri frymën luleve

E ulërimat e ujqërve

Ua prishen fëmijëve gjumin

 

Pastaj… si krismë qielli

U dëgjua një zë:

– Ju flet Kosova e Lirë

E u tremben ujqërit

E buzqeshen fëmijët

E çelen lulkuqet

 

Sakaq –

Dielli ia veshi natës

Një vello të bardhë

e qiellit flut’ruan shqiponjat

 

4 janar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu: Gjuha shqipe është shpirti ynë që na nban gjallë shqiptarësinë tonë

Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu: Gjuha shqipe është shpirti ynë që na nban gjallë shqiptarësinë tonë

“Geg‘ e tosk‘, malsi, jallia jan‘ nji komb, m’uda, s’duron; fund e maj‘ nji a …