Albulena Haxhiu e akuzon Qeverinë e drejtuar nga Hoti se po injoron kërkesat e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Haxhiu: Do të kundërshtohen të gjitha marrëveshjet në të cilat do të prekej territori dhe sovraniteti i vendit

Anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se subjekti i saj është i shqetësuar për mungesën e transparencës për takimin në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. “Vetë Avdullah Hoti e pranoi se nuk di për cka do të diskutohet në Uashington. Si është e mundur kjo që shkon në një tryezë ku nuk dihet se çfarë do të flitet”, shtoi ajo. Por Haxhiu thotë se do të kundërshtonin të gjitha marrëveshjet në të cilat do të prekej territori apo sovraniteti i vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …