Bekim Haxhiu: Edhe qeveria aktuale sikurse ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë

Haxhiu: Jemi buzë kolapsit me pandeminë, shumë shpejt spitalet nuk do të kenë kapacitete përballuese

Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka bërë që të jepet alarmi se vendi do të futet në kolaps pasi nuk do të ketë më vende në Spitale për t’i shtrirë ata që kërkojnë ndihmë si pasojë e këtij virusi. Një alarm se Kosova po futet në kolaps ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. “Alaramnte, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19! 7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes, 8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive. Situata mund të bëhet e papërballueshme. Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale’, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …