IKSHPK: Diskriminimi dhe stigmatizimi mund të ndikojë që qytetarët me Covid-19 të mos kërkojnë shërbim mjekësor

Pas vështirësimit të situatës më pandeminë IKSHPK apelon qytetarët të mbajn maska dhe ta ruajnë distancën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë një mesazh për qytetarët qysh në mëngjes. Kosova që nga muaji mars është duke u përballur me koronavirus, mirëpo në muajin korrik situata është vështirësuar edhe më shumë. Duke e parë që qytetarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, IKSHPK, ka bërë apel te qytetarët që të respektojnë tri masat mbrojtëse, të cilat janë bazike për mospërhapjen e koronavirusit. “Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, janë tri këshillat e IKSHPK-së që u publikuan edhe këtë mëngjes, drejtuar qytetarëve. Theksojmë se aktualisht në tërë Kosovën janë 7 mijë e 137 persona të infektuar ku, 177 prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, ndërkaq 3 mijë e 874 persona kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19. Përderisa në tërë vendin janë 3 mijë e 86 raste aktive me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …