Veteranët e luftës

Hazbije Sylejmani – Politikat sociale në Kosovë me theks të veçantë për veteranët e luftës

Periudha e pasluftës , e cila në kohëzgjatje po i afrohet afro dy dekadave  si në të gjitha fushat e tjera të zhvillimit të shoqërisë kosovare , ka shënuar një sërë ndryshimesh edhe në fizionominë e politikave sociale.  Gjatë kësaj periudhe, përveç  zhvillimeve pozitive dhe përpjekjeve të vazhdueshme për shtet më të zhvilluar dhe më cilësor, shteti dhe shoqëria kosovare  janë përballur edhe me fenomene negative, si ai i padrejtësive ndaj shoqërisë e në veçanti ndaj një numri të veteranëve të luftës.

Ideja për të hulumtuar problemin e politikave sociale në Kosovë e në veçanti për veteranët e luftës ka lindur nga kushtet e vështira të shoqërisë  kosovare, e në veçanti të veteranëve të luftës.

Kjo për faktin se kjo padrejtësi që i bëhet veteranëve të luftës është një fenomen që prekë edhe familjarët e tyre, gjithashtu  është mjaft  negative  për  brezat e rinj që do të jenë në të ardhmen forca për mbrojtjen e atdheut.

Bazuar në ndjeshmërinë e kësaj problematike, tashmë të njohur prej shoqërisë dhe shtetit kosovar, përveç organeve përkatëse shtetërore, është detyrim i çdo individi të shoqërisë, të kontribuojë në trajtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi,  duke pasur parasysh se  një numër i konsiderueshëm i veteranëve të luftës kanë bërë vetëvrasje pikërisht nga varfëria.

Në këtë kuadër, vjen edhe ky studim, i cili synon të evidentoje dinamikën e këtij fenomeni në kuadër vendi, gjatë gjithë periudhës së pas luftës, të përcaktojë dhe analizojë shkaqet që ndikojnë mbi këtë  fenomen dhe të ofrojë rrugë apo mënyra me anë të cilave mund të minimizohet apo të zhduket ky fenomen.

 “2073 Shpirtra Heroikë, që ranë për të Jetuar, ATA, NE dhe KJO Tokë Përgjithmonë, nuk kanë nevojë vetëm që t’u bëjmë homazhe e nderime te vendet ku pushojnë … Domosdoja është që  ne të punojmë e të jetojmë më mirë ,e të nderojmë njëri-tjetrin…”

  • Qëllimi i studimit
  • Ky hulumtim ka për qëllim që të nxirren të dhëna sa më të sakta dhe konkrete për mënyrën e jetesës së qytetarëve, e në veçanti veteranëve të luftës në Kosovë.
  • Sa janë të kënaqur veteranët e luftës me pjesëmarrjen e tyre në institucionet shoqërore.
  • Sa gëzojnë mbështetjen institucionale dhe shoqërore në situata të ndryshme dhe si ndikon kjo tek të rinjtë.
  • Raportet që kanë me shoqërinë dhe me institucionet shtetërore.
  • Objektivat
  • Të përshkruhet politika sociale në Kosovë.
  • Të identifikohen politikat e mbrojtjes sociale që aplikohen në Kosovë.
  • Të vlerësohen politikat e mbrojtjes sociale në Kosovë.
  • Të përshkruhen politikat sociale të veteranëve të luftës në rajon.
  • Të mbledhim të dhëna të sakta mbi gjendjen ekzistuese të qytetarëve e në veçanti të veteranëve të luftës së UÇK-së.
  • Të sqarojmë rezultatet e nxjerra në mënyrë grafike.
  • Të nxjerrim në pah angazhimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërore ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së.
  • Të identifikojmë gjendjen e tyre emocionale kundrejt këtyre padrejtësive që u bëhen veteranëve të luftës së UÇK-së.
  • Të vlerësojmë shkallën e bashkëpunimit të përgjithshëm të institucioneve shtetërore dhe shoqërore me veteranët e luftës së UÇK-së.
    • Pyetjet qe shtrohen/hipotezat
  • Hipotezat e ngritura janë:
  • Ekziston një zhvillim i mirë i Politikave mbrojtëse sociale në Kosovë.
  • Nuk ekziston një zhvillim i mirë i Politikave mbrojtëse sociale në Kosovë.
  • Veteranët e luftës plotësisht i gëzojnë të drejtat dhe benificionet që janë të parapara sipas ligjit në Kosovë.
  • Veteranët e luftës pjesërisht i gëzojnë të drejtat dhe benificionet që janë të parapara sipas ligjit në Kosovë.
  • Pyetjet kërkimore janë:
  • Si është situata lidhur me politikat sociale në Kosovë?
  • Sa i plotësojnë nevojat e qytetarëve skemat e ndryshme të mbrojtjes sociale në Kosovë?
  • Cilat janë politikat sociale në ndihmë të familjeve në nevojë e në veçanti të veteranëve të luftës?
  • Në ç ’masë politika sociale ka përmbushur misionin e saj për të reduktuar varfërinë e familjeve në nevojë në veçanti të veteranëve të luftës?
  • Si ndikojnë shërbimet sociale në gjendjen e tyre emocionale dhe ekonomike?
  • A ka vend për ndryshim dhe përmirësim në Institucionet e Kosovës për një zbatim sa më të mirë të shërbimeve publike në veçanti të veteranëve të luftës?
  • Cilat janë rrugët për minimizimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike?
  • Rëndësia e temës

Rëndësia e këtij punimi do të jetë i shumëfishtë:

  • Ky studim do të prezanton një tablo të qartë të përvojave të veteranëve të luftës, me të gjithë kompleksi tetin e tyre.
  • Nëpërmjet  rishikimit të kujdesshëm të literaturës do të hidhet dritë mbi faktorët të cilët kanë  ndikuar në situatën në të cilën gjendet politika sociale në Kosovë e në veçanti për veteranët e luftës së UÇK-së, ku do të hedh dritë mbi mënyrën sesi politikat e mbështetjes sociale kanë pësuar ndryshime rrënjësore gjatë kësaj periudhe të pas luftës .
  • Ky studim do të paraqet një përmbledhje koncize në  politikat sociale në  Kosovë në veçanti për veteranët e luftës, ku  është e domosdoshme për të kuptuar natyrën e politikave të mbështetjes sociale në vendin tonë dhe evoluimin e tyre në kohë duke filluar që nga  pas lufta dhe deri më sot. Gjithashtu, studimi do të ofroj  një panoramë të saktë të parimeve kryesore ku do të bazohet aktualisht strategjia e mbrojtjes sociale në vendin tonë, duke përmendur politikat kryesore të mbrojtjes sociale dhe bazën ligjore përkatëse.
  • Ky punim do të paraqet një përmbledhje të argumenteve të ndihmës, pensioneve, benifiteve, strehimit, kujdesit   shëndetësor e shumë përparësi tjera që  duhet  t’i gëzojnë veteranët e luftës  sipas ligjit të veteranëve të UÇK-së.
  • Ky studim do të paraqet një profil të detajuar të familjeve në nevojë në veçanti të veteranëve të luftës, si dhe një panoramë të gjerë të familjeve të tyre, rrjeteve sociale, pjesëmarrjen në jetën politike dhe besimin e tyre në kategori të caktuara të nëpunësve të shtetit.
  • Rëndësia kryesore e këtij punimi do të jetë evidentimi i barrierave lidhur me padrejtësitë që po i bëhen e veteranëve të luftës dhe përcaktimin e barrierave kryesore si dhe peshën specifike të tyre.

Më shumë shfleto më poshtë…

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …