Hazir Borovci: Në Gjykatën Speciale në Hagë do të dëshmoj për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së së lavdishme

Hazir Borovci: Kam qenë e jam i bindur në pafajësinë e pastërtinë e Salih Mustafës

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, Hazir Borovci përsëriti se është i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Salih Mustafës. Borovci, i cili është dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Mustafës, thotë se takimet me të i kishte të shpeshta dhe jo pa shkak. “E kam thënë dje dhe e them edhe sot e kam pas shok dhe fqinj kemi pasur shtëpitë afër. Se e kam shok dhe fqinj – kjo nuk ndryshon asgjë në dëshminë time”. “Të vërtetën e kam thënë si atëherë, si dje dhe si sot”. Hazir Borovci thotë se nuk di asgjë më shumë rreth deklarimeve të Salih Mustafës në Speciale, pos atyre që janë bërë publike në media. Kam qenë  dhe jam i  bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Salih Mustafës, ka thënë mes tjerash, dëshmitari i mbrojtjes, Hazir Borovci.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …