Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e komunës së Deçanit, nga ky vit do të përkujtohen më datat 5 dhe 6 maj

Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e komunës së Deçanit, nga ky vit do të përkujtohen më datat 5 dhe 6 maj

Më propozim të kryetarit të komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, në koordinim të plotë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, më 31.07.2019, më votim unanim të Asambleistëvë te të gjitha subjekteve politike është vendosur që të rënët e komunës së Deçanit, nga ky vit do të përkujtohen më datat 5 dhe 6 maj. Ky vendim ka hy në fuqi dhe në këto dy data do të përkujtohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët e komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj tha se jemi dakorduar bashkë më shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Deçan, më Kolonel. Abdyl Mushkolaj, që në këto dy data të shënuara të organizojmë homazhe, turnire memoriale, akademi dhe  aktivitete tjera, po ashtu  datën 5 maj, në shenjë nderimi dhe respekti për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, të jetë ditë pushimi për institucionet komunale dhe subjekte afariste të komunës së Deçanit – thuhet në një njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

FSK gati për realizimin e DV-Day të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”

FSK gati për realizimin e DV-Day të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është duke përcjellur nga afër demonstrimet finale të përgatitura …