Ish ambasadori amerikan dhe ndërmjetësues në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën politike dhe e sigurisë në Ballkan e konsideron të pazgjidhur edhe 20 vjet pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjeve që pasuan më vonë. Rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij. Duke folur për çështjen e Kosovës, ambasadori Hill ka konstatuar se trajtimi i saj nga Bashkimi Evropian nuk është konstruktiv, meqë ka kaluar shumë kohë dhe pesë shtetet anëtare të BE-së nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës. Kristofer Hill po merr pjesë në Konferencën dyditore, në Deyton ku po shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes dhe arritjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore
Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …