Hilmi Gashi: Turp, EULEX!

Edhe këtë herë drejtësia u vra. Politika ia shkeli këmbën drejtësisë. Dënuat dy figura të mëdha të rezistencës çlirimtare pa fakte të mjaftueshme dhe me dëshmi anonime me aspak transparencë ndaj publikut. Dënuat dhe ushtarë të tjerë të krahut të luftës. Qëllimi ishte i qartë, politik dhe assesi ndryshe. Turp, EULEX!


 


Duke mos dashur të ndërhyjë në  thelbin e aktakuzës dhe tanimë aktgjykimit, do doja të bëja një paralele në kontekstin etik sesi lufta mbrojtëse mundohet të baraspeshohet me luftën e agresorit, e për më keq, madje edhe të tejkalohet në demin e saj. Pyetja vjen, si mund të gjykohet pala e dëmtuar dhe të dënohet viktima për këto krime të pretenduara, kurse pala dëmtuese (agresori) ajo që bëri krime të papara që prej Luftës së Dytë Botërore vazhdon ta sfidoj “drejtësinë” ndërkombëtare!? Ky është konteksti!


 


U deshën mbi 12 mijë civilë të vrarë mizorisht, mbi 530 varreza masive, mbi 20 mijë femra të përdhunuara në mënyrë makabre, mbi 1 mijë e 400 fëmijë të vrarë nën moshën 18 vjeç, mbi 500 mijë objekte të rrënuara materiale, mbi 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, mbi e mbi pafund…, që bota ta mobilizoj vëmendjen dhe të kuptoj së vërtetë duhet ndërhyre në këtë vend që të ndalët gjaku.


 


Këto janë krime lufte që i shpjegon fare mirë e drejta ndërkombëtare. Agresori nuk ishim ne, agresori nuk ishte komandant Sami Lushtaku e Sylejman Selimi. Agresori nuk ishin ushtarët e UCK-së. Agresori nuk ishin pleqtë. Agresori nuk ishin fëmijët, e as nënat dhe bijat tona. Agresori ishin ata. Po, po, ata që sot iu duartrokasin në Beograd. Agresori ishte Serbia si e tërë dhe jo vetëm. UCK-ja ishte vetëm një forcë e vogël mbrojtëse që mundohej ta ndalte hovin dhe ta tërhiqte nga këtu këtë regjim gjakpirës serb që më shekuj e vriste këtë popull.


 


Populli ynë deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, gati sa u serbizua duke jetuar në një ferr të vërtetë nën regjimin serb në vazhdimësi. Gjithçka e ndaluar dhe e imponuar, mbase jo edhe në zemër por ç’vlente kjo. Ishim të djegur për shpresë. Dhe m’u këtë shpresë e ndezën këta djem që në këtë kohë nuk guxonte njeriu as të pëshpëriste. U ndezën si qirinj në errësirë dhe iu kundërvunë një armiku të tërë, e cila kishte mbas vetës jo vetëm policinë dhe ushtrinë por edhe akademinë e saj famëkeqe, mediat dhe filozofinë e saj të dezinformimit.


 


Mund të iu gjykojnë, mund të iu dënojnë, mund edhe të iu vrasin por kurrë krenarinë nuk mund t’ua marrin. Gjithmonë populli dhe atdhedashësit do të iu duan dhe respektojnë si heronj për këtë periudhë të lavdishme që keni udhëhequr gjatë luftës, rrugë me plot gjemba dhe dredhi. Në çdo moment paqeje kur njerëzit i gëzohen lirisë dhe rikujtohen përpjekjet për çlirim, pashmangshëm do iu kujtojnë juve dhe sakrificat tuaja. Kurse EULEX-i le të vazhdojë të bëj politikë me gjenocidin në Kosovë sikur atë e bëmë ne kundër vetvetes e jo armiku nga jashtë. Turp, EULEX.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …