Hiqet një deponi ilegale e mbeturinave në Kabash të Vitisë

Të dielën në fshatin Kabash të Vitisë, është zhvilluar një aksion i pastrimit, ku është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen “Deliu” dhe atë për skaj të lumit “Morava e Binçës”. Ky aksion i pastrimit është zhvilluar nga vullnetarë të kësaj lagje në bashkëorganizim me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ( DSHPE) dhe përkrahjes së kompanisë “ Transporti” me pronar Ramush Haziri.  Përndryshe drejtori i DSHPE-së, Basri Aliu falënderoj vullnetarët për këtë aksion të pastrimit duke potencuar se aksione të tilla pritet të mbahen edhe në të ardhmen.

May be an image of 9 people and tree

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …