Hisen Berisha

Hisen Berisha: Dëshmia e James Rubin, sinjal për përgjegjësi dhe legjitimitet historik të UÇK-së

Analisti Hisen Berisha ka komentuar dëshminë e James Rubin në gjykatën speciale në Hagë nuk është thjesht një detaj gjyqësor, por një sinjal mbi raportin midis luftës për liri dhe drejtësisë. Rubin, ish-diplomat amerikan, lidhi kujtesën historike për rolin e SHBA-së me proceset aktuale gjyqësore në Kosovë. Ai nënvizoi se akuzat ndaj UÇK-së ishin të fabrikuara nga rusët dhe sponsorizuar nga serbët, dhe nuk ekziston provë se drejtuesit e UÇK-së kishin qëllim të ekzekutonin njerëz. Rubin theksoi se Hashim Thaçi punoi gjithmonë për të siguruar mbështetje amerikane për Kosovën. Ky akt ka dy mesazhe thelbësore: drejtësi e bazuar në prova dhe ruajtje e së vërtetës historike. Proceset gjyqësore duhet të jenë transparente, ndërsa lufta e Kosovës nuk mund të relativizohet. Në Hagë artikulohet e vërteta për spastrimin etnik dhe dhunën e Serbisë, dhe institucionet e Kosovës duhet ta mbrojnë këtë të vërtetë në skenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …