Hisen Berisha

Hisen Berisha: Gjykimi në Hagë është sulm ndaj luftës çlirimtare, jo ndaj individëve

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj luftës çlirimtare, e jo ndaj individëve. Berisha shprehu besimin se, pavarësisht zvarritjeve të procesit, ai duhet të përfundojë me pafajësinë e të akuzuarve. “Shanset janë reale dhe çdo ditë po rriten. Çdo dëshmi e re, sidomos nga personalitete ndërkombëtare, dëshmon se nuk kemi të bëjmë me krime të organizuara të UÇK-së, por me një proces politik për ta njollosur atë. Pavarësisht zvarritjeve, procesi duhet të përfundojë me pafajësi”, u shpreh Berisha. Ai tha se gjykimi nuk duhet parë si individual, por si një përpjekje për ta kriminalizuar luftën e drejtë të UÇK-së. “Ky proces në Hagë nuk është proces kundër individëve, por kundër vetë luftës sonë çlirimtare. Ne si komb duhet ta themi me zë të lartë të vërtetën – UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, të njohur dhe të mbështetur nga SHBA dhe aleatët tanë”, tha Berisha. Sipas tij, dëshmitë e fundit të personaliteteve me autoritet ndërkombëtar po hedhin dritë mbi natyrën politike të procesit. Berisha shtoi se këto dëshmi mund të ndryshojnë rrjedhën e procesit dhe të ndihmojnë në rivendosjen e së vërtetës historike për UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Investimet në ushtri për mbrojtjen e territorit dhe forcimin e paqes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se investimet e Qeverisë së Kosovës …