leoni

Hisen Berisha: Kosova ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme për të rikthyer besimin me SHBA-në

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë të thellë politike dhe të jashtme, për të cilën sipas tij, përgjegjës janë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Duke komentuar vizitat e fundit të tyre në ShBA, Berisha tha se këto nuk mund të rikthejnë dialogun strategjik me Uashingtonin, pasi sjellja e deritanishme politike e ka dëmtuar rëndë raportin me aleatin kryesor të Kosovës. “Deklarata e ShBA-së ‘kërkojmë partner tjetër’, është mesazh që kërkon ndryshim strategjie dhe rikthim të besimit me aleatët ndërkombëtarë. Vetë kjo thirrje është tregues se vendi ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe një lidership të ri, që ndërton një qeveri stabile e partnere të Amerikës”, tha Berisha. Ai theksoi se takimet e Kurtit dhe Osmanit me struktura të majta në ShBA, lidhjet me rrjetin e Sorosit, si dhe deklaratat e tyre të ashpra me frymë sovraniste ndaj administratës amerikane, vetëm sa e kanë thelluar hendekun me partnerin strategjik të Kosovës. Sipas tij, Kosova sot ndodhet nën sanksione politike, ekonomike dhe të sigurisë nga ShBA, ndërsa kjo situatë ishte paralajmëruar më herët. “Kjo krizë nisi që me masat e BE-së dhe përjashtimin nga Defender Europe 2023, si rezultat i vendimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara me ShBA, si dhe politikave refuzuese ndaj çdo nisme amerikane për Kosovën e rajonin”, përfundoi Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës pas vendimit të Kushtetueses

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të gjejnë sa më shpejt …