Haradinaj

Historianët e Deçanit: Ftesa për Haradinajn është padrejtësi ndaj tij dhe luftës së drejt të UÇK-së

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar ndaj ftesës së i është bërë kryeministrit, Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale. Në reagim thuhet se ftesa për Haradinajn, është një padrejtësi që është duke ju bërë luftës çlirimtare dhe vet personalitetit të ish-komandantit dhe ish-kryeministrit të Kosovës. Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte luftë e shenjtë dhe e drejtë sepse djemtë dhe vajzat me të mira nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtën të drejtën e këtij populli të pushtuar dhe dhunuar ndër shekuj nga pushtimi barbar serb. Gjykata Speciale e Kosovës, është gjykatë e padrejtë dhe padrejtësia me e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës. Ne, e ripërsërisim se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është luftë e shenjtë dhe e pastër, e si e tille atë nuk ka gjyq që do ta gjykoj” thuhet në mes tjerash në komunikatën e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …